BallinaLajmeFitoi shumë para duke mashtruar se ka kancer, i ndodhi kjo

Fitoi shumë para duke mashtruar se ka kancer, i ndodhi kjo

Të ngjajshme

Kompletohen 48 kombëtaret pjesmarrëse dhe grupet e Kupës së Botës

Tashmë janë kompletuar 48 kombëtaret pjesmarrëse në Kupën e...

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka...

Një grua në Australi është arrestuar pasi ka marrë 55 mijë dollarë nga një faqe për mbledhjen e fondeve, duke mashtruar se vuan nga kanceri.

Lucy Wieland përdori rrjetet sociale për të treguar disa dokumente të rreme të trajtimit të kancerit të vezoreve.

Ajo hapi një llogari në “GoFundMe” për të kërkuar ndihmë financiare, pasi nuk përballonte koston e lartë të trajtimeve.

Mashtrimi i 27-vjeçares u zbulua nga një person që do të dhuronte para.

Policia tha se ajo ka kryer shkelje të besimit publik. Imazhet e saj në rrjete sociale përfshijnë pajisje mjekësore si maska oksigjeni dhe paterica.

Nuk është e qartë se kush është pranë saj në foto dhe nëse dikush e ka ndihmuar për të kryer këtë mashtrim.

Dënimi i saj do të jepet në dhjetor pasi po zhvillohen ende hetime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz