back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeFisnik ismaili e konfirmon që nuk është më pjesë e PSD’së: Unë...

Fisnik ismaili e konfirmon që nuk është më pjesë e PSD’së: Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma

Të ngjajshme

Nuk ndalen problemet për Francën, lëndohet edhe Doue

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të...

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës,...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, mësohet se ku ishte epiqendra

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë...

Turqia me shumë mund e mposht Suedinë, Erxhan Osmani vendimtar në rikthim

Turqia arriti ta mposht Suedinë me rezultat 85:79 ,...

Anëtari i PSD’së , Fisnik Ismaili, ka dhënë indikacione të qarta që po largohet nga ky subjekt politik.

Para dy ditëve Ismaili duke i kthyer përgjigjen një komentuesi kishte thënë se pas largimit nga Lëvizja Vetëvëndosje është dashur të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga jeta politike

“Një gabimth e kam ba: është dashtë me me dal si deputet i pavarun qatëherë kur dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me e rru për asnjë parti politike ma”, kishte shkruar Ismaili.

Pastaj kishte thënë edhe se nuk kishte rëndësi se a e kishte bërë këtë atëherë apo tash, pasi që përfundimi do të ishte i njëjtë.

Ndërsa tash së fundi, Ismaili kishte shpërthyer me akuza ndaj zyrtarit të VV’së Salih Zyba, pasi ky i fundit kishte krahasuar Shpend Ahmetin me Xhabir Zharkun. Zyba madje e kishte kërcënuar Ahmetin me përndjekje politike.

“Nime duhesh budallë me qenë, me mendue që në fushata dikush e nënçmon veten. Edhe mos më fol në shumës. Nëse unë kam thanë qashtu, gjeje e publikoje. Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma, edhe statusat e mi janë mendime personale, që me mu referue në shumës. A do me ta njehë sa mutin e ka hangër Lëvizja nëpër fushata, që as nuk i afrohet kësaj?”, i kishte shkruar Ismaili një komentuesi.

Po ashtu, ai ka larguar nga faqja e tij në Facebook pozitën e tij si pjesëtar i Këshillit të Përgjithshëm në PSD.

Ismaili ishte njëri prej deputetëve të VV’së që u largua nga ky subjekt pasi që u krijua përçarje rreth pozitës së kryetarit në këtë parti. Ai kishte kandiduar për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD në këto zgjedhje dhe kishte numrin 51 në listë të këtij subjekti por me gjasë nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme që për herë të tretë të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz