Fisnik Asllani në radarët e gjigantëve evropianë – “Bild” raporton për interesim nga Bayern Munich, Chelsea dhe Tottenham
dp

Lexo edheSka pushim as për festën e Bajramit, në fundjavë zhvillohet java e 26-të e Superligës së Kosovës, ky është orari

Sipas raportimit të Bild, dy skuadra nga Premier League, Chelsea dhe Tottenham Hotspur, janë të interesuara për 23-vjeçarin dhe e shohin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar veror, transmeton lajmi.net.
Interesimi nuk mungon as nga Gjermania, pasi Bayern Munich është gjithashtu në garë për shërbimet e tij, duke shtuar konkurrencën për transferimin e mundshëm.
Asllani, i cili aktivizohet te TSG Hoffenheim, ka pasur një sezon të mirë në Bundesliga, duke realizuar 8 gola dhe duke dhënë 5 asistime në 25 ndeshje.

Lexo edheSka pushim as për festën e Bajramit, në fundjavë zhvillohet java e 26-të e Superligës së Kosovës, ky është orari
Performancat e tij të mira kanë bërë që më herët të lidhet edhe me një kalim të mundshëm te FC Barcelona, duke konfirmuar rritjen e tij në skenën ndërkombëtare./lajmi.net/