back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeFillojnë procedurat për zgjerimin e rrugëve në hyrje të disa qyteteve në...

Fillojnë procedurat për zgjerimin e rrugëve në hyrje të disa qyteteve në Kosovë

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar tenderin për realizimin e disa projekteve infrastruktutore të financuara nga kjo ministri me anë të një kredie të dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Me anë të kësaj kredie do të financohet zgjerimi i rrugës rajonale R 107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit me gjatësi prej 3 kilometrash, transmeton Koha.net.

Në kuadër të bashkëpunimit me BERZH, në procedurë janë edhe projektet për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Ferizajt me gjatësi prej 5.6 kilometrash, zgjerimin e rrugës nacionale N 25.2, segmenti hyrja në qytetin e Gjilanit me gjatësi prej 3 kilometrash dhe rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan, me një gjatësi prej 11 kilometrash.

Realizimi i këtyre projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, duke ndikuar në rritjen e mirëqenies shoqërore, infrastrukturë moderne, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kualitet më të lartë jetësor dhe rritje të sigurisë rrugore.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin informata më të detajuara në linkun e shënuar në vijim: https://www.ebrd.com/work-with-us/procurement/p-pn-170424b.html

Po ashtu, detaje lidhur me këto projekte mund t’i gjeni në ueb faqen e MI-së: www.mi-ks.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz