Figurat e PDK-së mblidhen në selinë qendrore, pak pasi publikohet aktakuza ndaj Thaçit e Veselit
BILLI
Lexo edhePas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, vjen reagimi i parë nga PDK
Pas ngritjes së aktakuzës për krime nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Kadri Veselit, zyrtarë të lartë e bashkëpartiakë kanë filluar të mblidhen në selinë e PDK’së në qendër të Prishtinës.
Pak minuta pasi është bërë publike aktakuza, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuqi janë parë teksa kanë arritur në selinë e partisë që drejton Veseli, raporton Express.
Përveç Veselit, Gjykata ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-kreut të PDK’së, presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Lexo edhePas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, vjen reagimi i parë nga PDK
Të dy janë të dyshuar për përgjegjësi penale për rreth 100 vrasje.