BallinaSportFIFA pajisë Bekim Haxhiun me diplomë “Football Medicine” (Foto)

FIFA pajisë Bekim Haxhiun me diplomë “Football Medicine” (Foto)

Të ngjajshme

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme”...

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze,...

Për deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovë, Bekim Haxhiu, viti që po lëm pas po del të jet vit shumë i suksesshëm dhe i begatshëm, sidomos në fushën e tij profesonale.

Haxhiu vitin 2017 po e përmbyllë me diplomë në fushën e Mjekësisë Sportive, të cilën e ka pranuar hiq më pak se nga organi më i lartë i futbollit, FIFA.

“Përmbyllja e vitit me suksese të një pasnjëshme më bën të ndihem i plotësuar. Të vlerësohesh nga FIFA me diplomë në fushën e Mjekësisë Sportive është nderë i madh për mua. Përkushtimi ndaj punës nuk do të mungojë as në vitin 2018” ka shkruar Haxhiu në faqen e tij në facebook.

Kujtojmë që Haxhiu në vitit 2016 ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Tiranës, në fushën e Mjekësisë Sportive. Po ashtu nga viti 2008 ka qenë kryetar i Komisionit mjekësor në FFK, ku ka merita të jashtëzakonshme për vënien në rend të kontrollave sistematike mjekësore.

Ai ka publikuar disa punime shkencore në kongrese dhe revista shkencore ndërkombëtare nga hulumtime të kryera të futbollistëve në Kosovë.

Ndërsa Diploma nga FIFA vjen pas vlerësimit të njohurive nga fusha e lëndimeve sportive në futboll./Prishtinapress.eu

Ja postimi i Bekim Haxhiut në facebook :

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz