Boksieri i ri shqiptar po mahnit Anglinë me paraqitjet e tij
BILLI

Lexo edheLiverpul-Leicester, golat dhe rastet (VIDEO)

Pavarësisht se janë larg atdheut të tyre dhe njerëzve të dashur, shumë shqiptarë nëpër botë janë duke ndjekur ëndrrat e tyre. Në Angli, një djalosh i ri, i quajtur Ndue Lleshi është drejt ëndrrës për t’u bërë boksier i madh.

Aktualisht ai stërvitet në një nga akademitë më të mira të boksit në Londër me dy trajnerë super profesionistë si Danny Batten dhe Raymond Paul të cilët kanë shumë besim te i riu nga Mirdita.

Lexo edheLiverpul-Leicester, golat dhe rastet (VIDEO)

Në të gjitha ndeshjet amatore që ka zhvilluar deri tani, Ndue ka arritur të dalë triumfues duke bërë që të flitet shumë për të. Ëndrra e madhe e këtij djali është që të përfaqësojë denjësisht flamurin shqiptar dhe të arrijë në majat e këtij sporti.