back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeFIFA fjalë të mëdha për legjenden Fadil Vokrri, ja çfarë shkruan për...

FIFA fjalë të mëdha për legjenden Fadil Vokrri, ja çfarë shkruan për të

Të ngjajshme

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka reaguar për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Vokrrit, duke thënë se është krenar që kishte njohur Vokrrin, duke e quajtur njeri shembull për të gjithë.

 

 

“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube të e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, ka thënë Infantino.

Sipas tij, një gjë e tillë kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje.

“Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, përfundon Infantino.

Kujtojmë se ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, Nimes dhe Fenerbahces përpara luajti në Jugosllavi në nivel ndërkombëtar në vitet 1980, kurse u emërua lojtari më i mirë i vendit në vitin 1987.  I lindur në Prishtinë, ai filloi karrierën e tij duke luajtur në klubin e tij të lindjes ku fitoi një reputacion si një nga lojtarët më të mirë të dalluar nga Ballkani.

Kur ai ishe në krye të FFK-së, Kosova u bë shoqata e anëtare FIFA-s në 2016, në Kongresin e 66-të, shkruan FIFA

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz