Kampioni i Kosovës në futboll Ferronikeli sonte me fillim nga ora 20:45, do ta ketë përballjen e radhës në kuadër të fazës parakualifkuese për Champions League.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” ata do ta kërkojnë fitorën e dytë pas asaj ndaj Red Lincoln Imps, që e mposhtën me rezultat 1:0 me golin e Mendurim Hotit.
Ferronikeli për kundërshtar në finalen parakualifikuese do ta ketë ekipin nga Andorra, Santa Coloma.















