Feronikeli ka konfirmuar se është përforcuar me mbrotjësin nga Liberia, Prince Balde.
“KF Feronikeli nuk ka mbaruar ende me përforcimet sepse së fundmi ka zyrtarizuar edhe marrëveshje me disa lojtarë. Mbrojtësi Prince Balde është futbollisti nga Liberia, i cili është transferuar te Feronikeli”, thuhet në postimin e Feronikelit në Facebook.
Fernokeli më tutje ka shtuar se, “ndonëse vetëm 20 vjeçar, megjithatë ka treguar talent nëpër skuadrat për të cilat ka luajtur prejse është bërë pjesë e futbollit profesionist. Para se të transferohej nga klubi ynë, Balde ka qenë njëri ndër mbrojtësit kyç në Monrovia Club Breëeries FC, në Liberi”, thuhet në shkrimin e Feronikelit.
|