BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli për U-13, Kurda për U-15 dhe Ramiz Sadiku për U-17 kampionë...

Feronikeli për U-13, Kurda për U-15 dhe Ramiz Sadiku për U-17 kampionë të Kosovës

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

tadiumi i KF “Ramiz Sadiku” sot gumëzhinte nga futbollistët e grup-moshave të reja, U-13, U-15 e U-17,  të cilat po zhvillonin ndeshjet finale që kishin ardhur si rezultat i garave nëpër rajone.

Kështu që, në grup-moshën U-13 u ballafaquan skuadra e Feronikelit nga Drenasi dhe ajo e Winnerit nga Prizreni, ku triumfuan futbollistët e Feronikelit pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2 dhe vazhdimet nuk dhanë ndryshim në rezultat, ndaj pas penalltive fitoi Feronikeli me rezultat 3:1 dhe u shpallë kampion për grup-moshën U-13.

Në ndeshjen e grup-moshës U-15 ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Shf. Kurda, më të mirë ishin futbollistët e shkollës së futbollit Kurda, të cilët ishin më të saktë në ekzekutimin e penalltive, pasi që ballafaqimi në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 1:1, ndërsa as pas vazhdimeve shifrat nuk ndryshuan, ndaj sikur edhe në ndeshjen e parë edhe në këtë takim fituesi u bë i ditur pas ekzekutimit të penalltive, ku Kurda fitoi kundrejt Ramiz Sadikut, me rezultat 4:3 dhe u bë kampion i Kosovës për U-15.

Në takimin e tretë final të grup-moshës U-17, futbollistët e Ramiz Sadikut ishin dukshëm më të mirë se ata të shkollës së futbollit Arsenal, ku gjatë gjithë ndeshjes mbizotëruan me lojë dhe rezultat, duke ngadhënjyer me rezultat të thellë 6:0. Në dy pjesët futbollistët e Ramiz Sadikut shënuan nga tre gola dhe u shpallën kampionë të Kosovës për U-17.  Në të tri ndeshjet futbollistët shfaqen lojëra të mira, dëshmuan cilësi dhe frymë sportive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz