back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli me trajner të ri dhe me katër përforcime (FOTO)

Feronikeli me trajner të ri dhe me katër përforcime (FOTO)

Të ngjajshme

Incidenti në shkollën “Pavarësia” – MASHT paralajmëron masa disiplinore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka...

Specialja jep detaje për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut

Sot më, 10.02.2026, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u...

Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para se të votojmë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për...

AUV vendos ndalim për importin e kafshëve dhe produkteve nga Maramures, Rumani

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar sot...

Aeroplani me plot pasagjerë ateron në një plazh (Pamje)

Një aeroplan pasagjerësh Fokker 50 përfundoi në bregdetin e...

Feronikeli sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në një konferencë për media ka prezantuar trajnerin Gani Sejdiun dhe katër përforcimet e realizuar deri me tani Elshanin, Prekazin dhe Dabiqajn që vinë nga Besa e Pejës dhe Arifajn nga Drenica.

Presidenti i klubi Ekrem Elshani, njoftoj me ndryshimet në kryesinë e klubit, ku nga tani e tutje drejtor i përgjithshëm do të jetë Istref Veliu, ndërsa drejtor sportiv Artan Berisha i cili deri tani ishte drejtor i përgjithshëm.

Presidenti Ekrem Elshani ka thënë se klubi që ai drejton ka synime të qarta edhe në këtë sezon.

“Ne si klub kemi synime të qarta edhe në këtë kampionat, do të hyjmë fuqishëm që të jemi në krye të tabelës ku kemi pru lojtarë cilësorë dhe besojmë së jemi skuadër solide”, ka thënë Elshani.

Kurse trajneri Gani Sejdiu ka thënë se është kthyer të Nikli në një ambient që e njeh mjaftë mirë.

“Nuk është çështja suksesi që kam pas me Feronikelin, ajo është dytësore, gjithmonë një trajner rikthehet në një ambient që e njehë mirë dhe ku ka kaluar mirë. Pra, jam rikthyer përshkak bashkëpunimit dhe korrektësisë që ka treguar kjo kryesi, organizimi i klubit ku e tërë Kosova e dinë nivelin e organizimit që ka Feronikeli, edhe objektivi i tyre është madhor ku përputhet me filozofinë time”, ka thënë Sejdiu.

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF FeronikeliFotografia e KF Feronikeli

Fotografia e KF Feronikeli

Të Fundit

Sport

ShowBiz