Fermeri nga Mitrovica dyshon se vaksinat e Ministrisë ia mbytën lopët
BILLI·
Ka vite që familja Salihu, merret me kultivimin e gjedheve. Kujdesi për to bën që fermeri Jetish Saliu nga Kovaqica t’i vaksinojë bagëtitë për çdo vit.
Por, sivjet pikërisht pas vaksinimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë atij i ngordhën disa krerë viça.
Dy prej tyre i ngordhën para një dite.
Fermeri nga Mitrovica dyshon se ishte pikërisht vaksinimi nga AVUK solli ngordhjen e kafshëve.
Ai lë fajtorë ministrinë e Bujqësisë e cila sipas tij po i obligon fermerët që të vaksinojnë kafshët e tyre.
Në anën tjetër, Agjencia për Veterinari dhe Ushqim ka thënë për Frontal se nuk është njoftuar për ngordhjen e kafshëve.
Lexo edheSerbët i kanë uzurpuar pronat, shqiptarët s’kanë ku të kthehen
Kurdo që fermeri të njoftojë, AVUK sipas tij, do t’i dërgojë inspektorët veterinar për verifikim dhe pastaj merren masat tjera.
Por, Jetishi tanimë ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.














