Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas informacionit se i dyshuari mund të posedonte armë, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika të mëdha.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graçanicë 25.04.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, raportohet se i dyshuari posedon armë. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy thika të mëdha. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.