Ferdinand kritikon Unitedin: Na bënë të dukeshim sikur kishim fituar një biletë për Champions League në llotari

Rio Ferdinand ka kritikuar ashpër paraqitjen e Manchester Unitedit pas humbjes 4-1 ndaj Comos në UEFA Champions League, duke vlerësuar njëkohësisht punën e trajnerit Cesc Fabregas dhe organizimin taktik të skuadrës italiane.
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit theksoi mungesën e ideve në sulm, fuqisë fizike dhe aftësisë për të ushtruar presion ndaj kundërshtarit, duke e cilësuar paraqitjen e skuadrës angleze si zhgënjyese, shkruan Indeksonline
“Como na bëri të dukeshim sikur kishim fituar një biletë për të luajtur në Champions League përmes një llotarie”, u shpreh Ferdinand, duke kritikuar gjithashtu mungesën e lëvizjeve, modeleve të qarta të lojës me topin dhe paaftësinë për të vënë në vështirësi kundërshtarin me presion të vazhdueshëm.
Në analizën e tij, Ferdinand vlerësoi veçanërisht ndikimin e Cesc Fàbregas në ndërtimin e skuadrës së Comos. Sipas tij, trajneri spanjoll ka arritur t’ua transmetojë lojtarëve idetë e tij taktike, duke krijuar një ekip të organizuar, ku secili futbollist e di rolin e vet si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.
Ai veçoi edhe besimin mes lojtarëve të Comos, të cilët, sipas tij, arrijnë të luajnë me qetësi dhe saktësi edhe nën presionin e kundërshtarit.
Cesc Fabregas Como have made us look like a team who had won a RAFFLE to be in the Champions league.
At times it looked as though Como had 12 players on the pitch.
We were TOOTHLESS in attack
NO running power in the team
An INABILITY to press Como
NO patterns in possessionA lot… pic.twitter.com/WbDE28RcCN

Lexo edheFormacionet zyrtare: Real Madrid – RB Leipzig
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) October 21, 2026
Megjithatë, Ferdinand theksoi se paraqitja e Comos nuk duhet të shërbejë si justifikim për Manchester Unitedin, i cili, sipas tij, po kalon një periudhë të vështirë dhe shfaq mungesë besimi në lojë.
“Ne ishim të dobët atë natë dhe dukemi si një skuadër me zero besim. Ka shumë punë për të bërë për ta kthyer situatën”, ishte mesazhi i tij kritik ndaj ekipit anglez.
Ferdinand përmendi gjithashtu problemet me lëndimet, të cilat e kanë vështirësuar situatën e Manchester Unitedit, por nënvizoi se diferenca financiare mes dy klubeve nuk u reflektua në fushën e lojës.
Në fund, ai pati fjalë pozitive edhe për Nico Paz, të cilin e vlerësoi si një futbollist me cilësi të veçanta teknike./Indeksonline/














