Fenomen i pazakontë në Turqi, shiu i meteorëve ndriçon qiellin në qytetin antik
BILLI

Lexo edhe10 kriminelët që tmerruan botën, midis tyre edhe dy femra (Foto)

Në qytetin antik Blandus në Ushak të Turqisë ka ndodhur një fenomen i pazakontë.
Shiu spektakolar i meteorëve Perseida, i cili mbrëmë ndriçoi qiellin, ishte i dukshëm mbi qytetin Ushak të Turqisë.
Perseidat që paraqesin tufë meteorësh ku burimi ndriçues i dukshëm gjendet në konstelacionin Persej, paraqet një nga shirat më të bukur dhe më aktiv të meteorëve gjatë vitit, të cilat janë të dukshme në truallin e Tokës.

Lexo edhe10 kriminelët që tmerruan botën, midis tyre edhe dy femra (Foto)
Tufa meteore zgjat dy dekadat e fundit, por intensitetin e vet më të madh e arrin më 12 gusht, kur Toka në orbitën e vet kalon përmes resë së grimcave si rezultat i shpërbërjes së kometave.
Të pasionuarit e universit dhe yjeve pikërisht këtë natë, duke vëzhguar qiellin nga lartësitë malore, ishin dëshmitarë të pamjeve të pazakonta qiellore.