back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajme“Fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të kenë përparësi në konkursin...

“Fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë në FSK”

Të ngjajshme

Kadrije Lika Troni e VV-së, figura më e votuar grua në Kaçanik!

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, asambleistja Kadrije Lika...

Shtyhet sërish seanca për të akuzuarit në rastin “Banjska” – mungon dëshmitarja serbe

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është...

Kush e fitoi Golden Voucher tek Kastrati në lojën “MBUSHE 15, FITO 15”?

Gjatë ditës së djeshme, në pikën e KASTRATI në...

Endrick pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

Sulmuesi i ri brazilian, Endrick pritet të largohet nga...

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve UÇK-së nuk kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës.

Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerr ndonjë akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve të ju lehtësohet mënyra e të qenurit pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë kërkesë Syla e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

Postimi i plotë i Sylës, pa ndërhyrje:

E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri.

Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët.

Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve.

Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz