FC Prishtina merr një “Flori” shkodran, i cili refuzoi dy klubet e Tiranës për klubin kosovar – shihet si mbulim i Ron Raçit që shkoi te Hajduku
dp

Lexo edheDepay drejtë rikthimit në Evropë?

Klubi i Prishtinës ka bërë një lëvizje mjaft interesante gjatë këtyre ditëve, teksa ka afruar në radhët e tij talentin shkodran Flori Spahija. Mbrojtësi i cili spikati me moshat e Vllanzisë e më pas la shenjë edhe me ekipin e parë të kuqebluve, u largua nga Shkodra gjatë verës duke dalë futbollist i lirë.
“Panorama Sport” raporton se Spahija kishte kontakte me klubet e Tiranës të cilat ishin gati të siguronin shërbimet e mbrojtësit të majtë. Por ai vendosi të zgjidhte një aventurë të re duke pranuar projektin e Prishtinës.
Kjo e fundit, i afronte mundësinë ish-futbollistit të Kombëtares U21 që pas dy sezoneve të ndikuara nga një dëmtim i gjatë, Spahija të futej gradualisht në formën më të mirë duke aktivizuar me minutazh të kontrolluar.

Lexo edheDepay drejtë rikthimit në Evropë?
Kësisoj, është arritur akordi dhe Spahija ka firmosur për klubin e Prishtinës, duke kaluar menjëherë në formën e huazimit te KF Vjosa në Ligën e Parë në Kosovë. Aty, ai do të ketë minutazhin që i duhet për t’u kthyer në formën më optimale, e më pas, të bëhet pjesë e Prishtinës me një rol qendror që në pjesën e dytë të sezonit.