back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeFatmir Limaj thërret konferencë për media, tregon sa vota kanë marrë

Fatmir Limaj thërret konferencë për media, tregon sa vota kanë marrë

Të ngjajshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate si dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se nga numërimi i deritashëm, ata kanë 5.5% të votave.

Limaj beson se ky koalicion do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës edhe në legjislaturën e shtatë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga numërimi i deritanishëm i numërimit të votave të rregullta që është duke u bërë në QNR, Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka aktualisht 5.5% të votave, që do të thotë se koalicioni ynë do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni Nisma-AKR-PD dilte se nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marrë vetë 4.96% të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz