Faqja e njohur turistike e jahteve: Shkoni në Shqipëri këtë verë!

”COVID-19 duket se është nën kontroll në të gjithë Europën. BE dhe qeveritë kombëtare po punojnë se si të rihapin kufijtë e tyre dhe të fillojnë të stimulojnë turizmin e verës. Ka shumë konfuzion, por ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni vendime të informuara se ku të lundroni këtë sezon. Me zyrat tona në 9 shtete në të gjithë Mesdheun, ne do të botojmë “gazeta” javore që do t’ju japim udhëzimet më të fundit për COVID-19 të vendit ku do të shkoni”, shkruan evolutionyachting.co.
”Shqipëria ka pasur një shkallë shumë të ulët të infeksioneve me COVID-19 me vetëm 1 076 raste dhe 33 vdekje deri më sot.
Vendi zbatoi masa të rrepta bllokimi që mbeten në fuqi deri në fund të kësaj jave. Aktualisht, jahteve u lejohet të hyjnë në Shqipëri me miratim paraprak.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se që nga 1 qershori, vendi do të hapë kufijtë për biznesin dhe turizmin, që do të thotë se jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet. Restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë, dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori dhe me hapjen për publikun që nga data 10 e po këtij muaji”, shton ajo.
Ku të shkoni?
Sarandë
Lexo edhePolitikani shqiptar bashkë me gruan dhe vajzën tre muajshe preken me Covid-19
”Saranda është natyrisht me interes parësor. Mund të siguroni naftë dhe lubrifikante pa taksa si për jahte komerciale ashtu edhe për ato dhe private.
Gadishulli i Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit ka shumë për t’u ofruar jahteve. Plazhet e vogla si ai i Arushës, i Gramës dhe i Dafinës dallohen për ujërat e kristalta dhe shpellat, veçanërisht “Shpella e skllevërve”. Në anën veriore, Shpella e Haxhi Aliut është shpella më e madhe në det me një thellësi 18 metra dhe lartësi prej 30 metrash që lejon vizitat me anije. Ana perëndimore e Karaburun është një nga pikat më tërheqëse në bregdetin shqiptar për dashamirët e zhytjes.
Gjiri i Porto Palermos
Gjiri i Porto Palermos është një nga gjiret më të bukura të bregdetit jonian, që ndodhet në veri të fshatit Qeparo. Kalaja e Ali Pashait mbi istëm, thuhet se është ndërtuar nga Ali Pasha për nder të bashkëshortes së tij, Vasiliqisë në shekullin XVIII. Ky monument i shquar mund të shihet nga të gjitha këndvështrimet, por më së miri mund të shihet nga kuverta e pasme e jahtit, në një mëngjes të qetë. Këtë zonë mund ta ndash vetëm me peshkatarët e çuditshëm vendas dhe me gjithë çka ata kanë peshkuar gjatë ditës!”, përfundon faqja e njohur ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet, evolutionyachting.co.














