Fanella e Gyokeresit thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij te Arsenali
dp

Lexo edheDeliu për 33 vjeçarin që humbi jetën në Ujman: Ishte viktimë e një narrative të rreme, misioni humanitar i FSK-së u shndërruar në propagandë

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres ka bërë transferimin e tij të bujshëm te Arsenali.
Entuziazmi u shtua me zgjedhjen e numrit të tij, i cili zgjodhi numrin 14, numër ky që identifikohet me legjendën e “Topçinjëve”, Thierry Henry.
Dhe pak ditë pas transferimit të tij, fanella e suedezit ishte ndër më të kërkuarat nga tifozët, duke thyer edhe kështu rekordin e shitjes.

Lexo edheDeliu për 33 vjeçarin që humbi jetën në Ujman: Ishte viktimë e një narrative të rreme, misioni humanitar i FSK-së u shndërruar në propagandë
Aq i madh ishte entuziazmi saqë faqja zyrtare e internetit e Arsenalit u bllokua përkohësisht, me shifrat e hershme që sugjeronin se shitjet e fanellave të ‘Nr. 14 Gyokeres’ kanë eklipsuar ato të çdo nënshkrimi në historinë e kohëve të fundit.
Gyokeres, kujtojmë se u transferua te Arsenali nga Sportingu i Lisbonës, me shifrën e paguar prej 65 milionë eurove./IndeksOnline/