BallinaRegjionaleMitrovicëFamiljet skamnore ndihmohen me pako ushqimore

Familjet skamnore ndihmohen me pako ushqimore

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu i reagon Haradinajt: Komunikimi politik duhet të jetë me maturi e respekt

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas debatit...

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet...

Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë...

 

Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie sociale dhe Organizatës bamirëse ISLAMIC RELIEF kanë ndihmuar me pako ushqimore familjet nevojtare të kësaj komune.

Me rastin e muajit të shejtë të Ramazanit, Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale dhe Organizata bamirëse ISLAMIC RELIEF kanë shpërndarë rreth 240 pako ushqimore për familjet në nevojë sociale nga komuna e Mitrovicës.

Sipas të dhënave të drejtorisë në fjalë, familjet nevojtare janë ndihmuar me 240 pako ushqimore me ç’rast këtyre familjeve u janë shpërndarë produkte ushqimore, siç janë miell,vaj, krip, sheqer.

”Është bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore në qytetin e Mitrovicës, për njerëzit skamnorë, në mënyrë që sadopak të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë. Falë zemërgjerësisë së donatorëve vullnetmirë kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale” ka thënë drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani.

Mitrovica ballafaqohet më një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe sociale. Shumë familje nuk i kanë mundësitë e duhura për të bërë një jetë normale dhe kjo ndihmë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit është e mirëseardhur për të gjitha familjet skamnore të komunës sonë.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës, gjithëmon gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit u ka dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, që sado pak atyre t’ua zbusin varfrinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz