BallinaLajmeFamiljarët flasin për vdekjen në veturë të 55-vjeçarit nga Mramori i Prishtinës

Familjarët flasin për vdekjen në veturë të 55-vjeçarit nga Mramori i Prishtinës

Të ngjajshme

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Kolegu i punës e gjeti pa shenja jete në veturën me të cilën udhëtonte për në punë, 55-vjeçarin Islam Gashi nga fshati Mramor i Prishtinës. Motra e tij, Maliqja rrëfen për Gazetën Express, se vëllai i saj si çdo ditë tjetër, pasi kishte ngrënë ishte nisur për punë. Por, disa orë më pas familjarët hapën të pamen pasi morën lajmin se Islam Gashi u gjet i vdekur. Vdekje kjo që po cilësohet e dyshimtë nga ana e Policisë.

Gashi punonte rojë në një punëtori të sharrimit në Mramor. Ai la pas vetes gruan, dy vajza dhe një djalë. Varrimi i tij u bë të martën në orën 15:00.

Pak para varrimit Express ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit. Motra e tij, Maliqe Gashi ka rrëfyer këtë ngjarje.

Maliqja thotë se vëllai i saj nuk është ankuar asnjëherë nga ndonjë sëmundje. Ajo tregon momentin e fundit të nisjes nga shtëpia pasi Gashi kishte ngrënë. Ajo thotë se nuk ka lënë ndonjë fjalë.

“Ka punu qaty që s’di sa vjet, që 10 vjet rojë u kanë. Mirë u shku prej ktuhit, s’ka anku, smutë s’u kanë kurrë. Na lajmëruan than në kerr është i dekt, tjetër send spo di. Prej shpisë u nis, ka hanger bukë, ka pi si gjithherë, dul i grahi kerrit as nuk la fjalë”,  rrëfen ajo për Express.

Shtepia e Islam Gashit
Shtepia e Islam Gashit

Djali i axhës së Islamit, Agimi, tha se një koleg i punës e ka gjetur pa shenja jete në veturë.

“Kur janë shku në mëngjes e kan gjetë në veturë, tash nuk po dim kur ka vdek gjatë natës. Jon shku ndrrimi i ditës e kan gjetë në veturë, vetura e mbyllne. Te një sharrë ka punu”, tha ai.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ja kanë bo obduksionin, rezultatet merren vesh pas tri jave na kanë thanë”, tha Agimi më tej.

Kjo vdekje po cilësohet si e dyshimtë nga ana e Policisë së Kosovës.

“Fshati Mramor, Prishtinë 19.03.2018 – NN. Në veturën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë për këtë rast. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz