back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasFamilja Morina nga Fushtica e Drenasit bëhet me kulm mbi kokë

Familja Morina nga Fushtica e Drenasit bëhet me kulm mbi kokë

Të ngjajshme

Crawfordit i hiqet titulli i WBC-së pas fitores ndaj Canelos

Boksieri amerikan, Terence Crawford, nuk është më kampion i...

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

“Nuk i duam në vendin tonë”: Presidenti amerikan Donald...

Kurti në Konferencën e Mjedrës: Një premtim nga Qeveria, do të jem partner jo spektator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij...

Familja e kryefamiljares Fatbardha Morina – 4 anëtarëshe nga Fushtica e Ulët është bërë me shtëpi të re, falë donacionit të FC Kosova-Schongu  me bashkatdhetar tjerë nga Gjermania.

Familja Morina fillimisht kishte bërë kërkesë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Drenasit për ndërtimin e shtëpisë, pasi që jetonin në kushte të vështira të banimit. Drejtori i DSHMS-së ,Ilir Shala, në pamundësitë buxhetore, kërkesën e kësaj familje dhe familjeve të tjera që kishin bërë kërkesë e ka prezantuar tek donatorët FC Kosova-Schongu (organizatorët: Milazim Tahiri, Hafir Elshani, Sabit Hajdari dhe Elez Dedushaj) dhe këta të fundit kishin përzgjedhur familjen Morina që të bëjnë me kulm mbi kokë.

Drejtori i DSHMS-së, z. Ilir Shala ka falënderuar donatorët për ndërtimin e kësaj shtëpie dhe ka vlerësuar se shembullin e FC Kosova-Schongu duhet të ndjekin edhe ata të cilët kanë mundësinë që të lehtësojnë një familje me ndërtimin e shtëpisë. Drejtori Shala, ne emër të Komunës ka dhenë mirënjohje donatorëve për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Ndërsa Hafir Elshani, kryetar i FC Kosova-Schongu, ka thënë se ndihen të lehtësuar që kanë arritur një familje në kohën e dimrit të bëjnë me kulm mbi kokë. Ai ka falënderuar bashkatdhetarët të cilët kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj shtëpie, gjithashtu vëllezërit Nika për mobilimin e shtëpisë dhe Team Albania-Xhemail Bytyqi për hapjen e pusit dhe ndihma tjera. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz