back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaSportFamilja e Vojvodës të emocionuar: Kështu reaguan pas golit të djalit të...

Familja e Vojvodës të emocionuar: Kështu reaguan pas golit të djalit të tyre kundër Çekisë

Të ngjajshme

Ndërron jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz

Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta...

Prokuroria interviston Armend Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se...

Pas asistit, Casemiro shënon gol ndaj Brightonit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Një votim që mund të shkruajë histori: Kurti përballë skenarit që Kosova s’e ka parë kurrë!

Albin Kurti është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë...

Radoniqi: Rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të shpallen në ditët në vijim

KQZ sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash. Kryetari...

Ethet e bukura të fitores së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë ende nuk kanë kaluar.

‘Dardanët’ ishin mjaft të gëzuar me fitoren e arritur dje (7 shtator) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Por, këtë fitore të Kombëtares së Kosovës e shijuan më shumë familja e Mërgim Vojvodës që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ‘Dardanët’.

Familja e mbrojtësit shqiptar që jeton në Belgjikë, mirëpo me vendlindje janë nga Llausha e Skenderajt, janë shprehur shumë të lumtur.

“U ndiva mirë sepse i gjithë publiku ishte ndier mirë në momentet e golit. Unë e kam djalë, por ai së pari po bën për Kosovën dhe në fund për vetën”, ka thënë Hamdi Vojvoda, babai i lojtarit të Kosovës në një intervistë për RTK-në.

Nëna e tij, Naxhia, po ashtu është shprehur e lumtur me golin e shënuar të djalit të saj.

“Unë si nënë e Mërgimit jam tepër e lumtur, shumë jam e gëzuar, sidomos kur e kam parë momentin e golit, nuk mundem as ta përshkruaj atë moment”, ka thënë nëna e Vojvodës.

Kosova më 10 shtator do të përballet me Anglinë në kuadër të Grupit A në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë natyrisht një përballje e vështirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz