HomeLajmeLajmet e FunditFamilja e Sinan Vllasaliut jep lajmin e shumëpritur: Këngëtari po përmirësohet pas...

Familja e Sinan Vllasaliut jep lajmin e shumëpritur: Këngëtari po përmirësohet pas aksidentit me motor

Të ngjajshme

Parandalohet futja e kontrabandës në Dubravë, zbulohet drogë e dyshuar në automjet

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast...

Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore...

Vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi, ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e babait të saj është e mirë dhe se ai po shërohet pas aksidentit me motor.

Edona bëri të ditur se Sinani, i cili ishte ftuar të performonte edhe në dasmën e këngëtares Dua Lipa, nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të lëndimeve që kërkuan ndërhyrje kirurgjike, transmeton lajmi.net.

Në një postim në Instagram, ajo shprehu mirënjohje për stafin mjekësor për përkushtimin dhe kujdesin gjatë trajtimit të babait të saj.

“Babi im, i cili me shumë pasion për muzikën ishte ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipës, fatkeqësisht nuk mundi të marrë pjesë për shkak të aksidentit. Megjithatë, jemi shumë mirënjohës që sot ai ndodhet në duar të sigurta dhe po rikuperohet. Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet”, shkroi ajo./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz