BallinaLajmeFamilja e komandantit të njohur nuk e pranon dekoratën nga presidenti Thaçi

Familja e komandantit të njohur nuk e pranon dekoratën nga presidenti Thaçi

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Presidenti i Republikës së Kosovës, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kishte dekoruar shumë personalitete, e ku ndër ta ishin edhe disa miq të tij, të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion.

Disa nga të dekoruarit kanë refuzuar dekoratën e Thaçit.

E, sot edhe familja e komandantit të njohur, Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini”, ka refuzuar dekoratën e presidentit, shkruan “Bota sot”.

Ata kanë postuar dekoratën e dhënë nga ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani.

“ …Kjo është e vetmja dekoratë e dhënë nga njerëzit e kombit që e pranojmë, respektojmë dhe
dashurojmë…”, thuhet në reagimin e familjes së Ekrem Rexhës, mbi publikimin e listës së presidentit për dekorimin e personaliteteve me medaljen e 10 vjetorit të pavarësisë, shkruan “Bota sot”. Kujtojmë se Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini, u ra në rrethana misterioze me 8 maj të vitit 2000.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz