BallinaRegjionaleMitrovicëFamilja Begiqi nga Mitrovica bëhet me banesë të re

Familja Begiqi nga Mitrovica bëhet me banesë të re

Të ngjajshme

Dita historike për astronautët e Artemis II, çfarë pritet tani

Astronautët e Artemis II patën një ditë historike, të...

“Kam fatin të punoj me të”, Cancelo për Hansi Flick: E dalloj nga të tjerët!

Mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, është paraqitur në konferencë...

Rruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Kanë filluar punimet për sanimin e trupit të rrugës...

Anija kontenier u godit nga një projektil i panjohur pranë Iranit, thotë UKMTO

Një anije transportuese është goditur nga një objekt i...

Me iniciativën e Shoqatës Humanitare “Forumi i Femrave Shqiptare”, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, familja Begiqi 4 anëtarëshe nga Mitrovica bëhet me banesë të re.

Drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, u shpreh falënderuese dhe vlerësoi lartë kontributin e dhënë nga kjo shoqatë.

Drejtoresha Kërveshi më tutje tha se kjo familje kishte një gjendje të rëndë sociale pasi që ata po përballeshin edhe me tezën e sëmurë dhe me tre fëmijë jetim, andaj kjo iniciativë sado pak do tua lehtësojnë jetën atyre.

“Duke marrë parasysh faktin se çështja e banimit për këtë familje ishte një sfidë e madhe ne u jemi shumë mirënjohëse kësaj shoqate, me anë të këtij veprimi u tregua qartë se femra për femrën gjithmonë ka qenë dhe do të jetë përkrahëse, prandaj është një ndjenjë e papërshkrueshme për ta”, shtoj ndër të tjerash drejtoresha Kërveshi.

Kjo nuk është hera e parë që kjo shoqatë ju del në ndihmë personave me gjendje të rëndë ekonomike, prandaj përfaqësueset e kësaj shoqate premtuan se do të vazhdojnë me iniciativa të tilla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz