“Falë profesionalizimit, zjarri u lokalizua me kohë” – Rama falënderon zjarrfikësit për reagimin e shpejtë në zjarrin tek Parku i Qytetit
dp

Lexo edheA do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Rama ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën dhe ka shprehur mirënjohjen për ekipet që ndërhynë në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, raporton lajmi.net.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar:
“Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri në ndërtesën në rrugën ‘Isa Kastrati’ – u lokalizua në kohë, duke shmangur përhapjen dhe dëmet e mëdha.
Dola për të parë nga afër situatën dhe për të shprehur falënderimet për ekipin e zjarrfikësve dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për koordinimin efikas dhe përkushtimin në mbrojtje të sigurisë publike.”

Lexo edheA do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së martës dhe përfshiu katin e fundit të një ndërtese banimi. Sipas Policisë, nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërkohë që hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar./Lajmi.net/