“Fadil Vokrri” bëhet gati për Kosovë – Izrael, FFK-ja konfirmon rikuperimin e fushës
dp

Lexo edheBushi zbulon listën e Shqipërisë U21, ftohen disa kosovarë

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është tashmë e gatshme për zhvillimin e ndeshjeve.
Kështu, stadiumi kryesor i vendit do të presë ndeshjen e radhës të Kosovës në shtëpi, ku Dardanët do të përballen me Izraelin më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Takimi Kosovë – Izrael do të zhvillohet nga ora 15:00, ndërsa pas kësaj sfide, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do të përballet me Irlandën.

Lexo edheBushi zbulon listën e Shqipërisë U21, ftohen disa kosovarë
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Kosovës në shtëpi për këtë vit. /IndeksOnline/