back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëFadil Hysaj, laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore për teatër

Fadil Hysaj, laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore për teatër

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të vlerësimit të Jurisë për Ndarjen e Çmimeve për Teatër, e themeluar me vendim të ministrit Kujtim Shala, shpall laureatët për teatër për vitin 2016.

Regjisorit Fadil Hysaj i ndahet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, i cili ka qenë i nominuar nga Shoqata e Artistëve të Teatrit Kombëtar, teatri profesional “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, Fakulteti i Arteve dhe nga Qendra Multimedia. Çmimi do të shoqërohet me shpërblim financiar me pesë mijë euro.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të Mirë për vitin 2016 ndahet për shfaqjen “Eshtrat vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit, nominuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi vjetor për Regjinë më të mirë i ndahet regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” e autorit Juan Jose Arreola, nominuar nga “Euro Balkan Institute”.

Çmimi për Aktorin/Aktoren më i Mirë për vitin 2016 i ndahet balerinit Sinan Kajtazi, për rolin kryesor Albert, në shfaqjen e baletit “Zhizell”, nominuar nga Baleti Kombëtar i Kosovës.

Çmimi vjetor për Prezantimin më të Suksesshëm Ndërkombëtar i ndahet Qendrës Multimedia.

Çmimet tjera vjetore për teatër në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër shoqërohen me shpërblim financiar në vlerë prej 2500 euro secila.

Juria ka qenë në përbërje të regjisorit Agim Selimi, kryetar jurie, Ramadan Musliut, kritik letrar, Besim Rexhajt, dramaturg, Bislim Muçajt, aktor dhe Bardh Frangut, shkrimtar dhe publicist.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se çmimet që ndan MKRS-ja për fushën e teatrit janë mirënjohje dhe vlerësim i institucionit për kontributin dhe vlerat artistike që kanë sjellë laureatët me punën e tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz