Fëmijët e shkollës ‘Drenica’ në fshatrat Polac, Kryshec dhe Marinë ditën e sotme janë gëzuar me dhuratat që kanë marrë nga fabrika ‘Muli Shoes’.
Ishin këpucet e dimrit ato që i gëzuan shumë ata por më shumë mbeshtetja dhe ofrimi i mundësive më të mira për të vijuar mësimet, shkruan Magazine.al
‘Pronari i Muli Shoes z. Ilmi Gruda ka dhuru donacion për nxënësit e shkollës ku unë e drejtoj 101 palë kepuc për stinën e dimrit. E falenderoj shumë dhe e pergëzova për ndihmën e dhënë. Vazhdojm më projektet tjera. Zoti i shperblefte bamirësit’, kështu tha drejtori i shkollës ‘Drenica’ Gëzim Gashi.
Ndryshe drejtori i kësaj shkolle cdo herë gjenë mundësi qe nxenesit mos të ndihen më ndryshe por të barabartë në shkollë, kështu duke mos lenë asnjë fëmijë pa kushtet bazë të mesimit.

