Europa League, ja pse Kosova po e kalon Shqipërinë!
Që kur mori dritën jeshile për të qenë pjesëmarrëse në eliminatoret e Botërorit dhe Europianit, Kosova është pasuruar me talente dhe futbollistë që bëjnë diferencën. Në kuadër të ndërtimit të një skuadre edhe më konkurruese, federata e “dardanëve” është duke punuar fort për të evidentuar elementë të tjerë të vlefshëm.
Zgjedhja e trajnerit Shaland është bërë në këtë drejtim, ndërsa suksesi i arritur ndaj Ishujve Faroer (2-0) në Ligën e Kombeve i ka dhënë edhe më shumë shkëlqim dhe optimizëm.
E ndërsa Christian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, vazhdon të hasë vështirësi sa i përket grumbullimeve, duke qenë se shumica e kuqezinjve nuk kanë minuta në këmbët e tyre me klubet përkatëse, te Kosova një tjetër panoramë paraqitet.

Dikur ishin lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë ata që zbrisnin në fushë për kupat e Europës, ndërsa e enjtja e Europa League ka sjellë një tjetër panoramë.
Katër futbollistë të Kosovës janë aktivizuar për 90 minuta. Ardin Dallku, vëllai i Armendit, luajti ndaj Arsenal në “Emirates” të Londrës, ndërsa në Qipro, fitorja e Zurich u shënua nga Benjamin Kololli, por paraqitje të mirë bëri edhe Hekuran Kryeziu.
Lexo edheRenditja e UEFA-s, renditja e re: Italia dhe Juventus në ngjitje konstante

Super paraqitje edhe për Amir Rrahmanin, që kthehej të luante titullar pas më shumë se një muaji me Dinamo Zagreb, në suksesin befasues 4-1 përballë Fenerbahces.
Sa i përket legjionarëve tanë, Ansi Agolli dhe Eros Grezda kanë ndjekur ndeshjet e Qarabag dhe Rangers në stol.
Nëse diferenca mes Kosovës dhe Shqipërisë është e vogël, atëherë detajet janë edhe këto./superligash.com/















