Renditja e UEFA-s, renditja e re: Italia dhe Juventus në ngjitje konstante
Debutimi në kupat e europës për sezonin 2018-19 ka qenë ashtu si duhej për klubet italiane, që janë ndër ato që kanë bërë kapërcimet më të mëdha në klasifikimin e UEFA-s. Katër suksese, një barazim dhe një humbje për skuadrat italiane, rezultate që i kanë lejuar të blindojnë vendin e tretë si kampionat në renditjen e Uefa për kampionate, duke ngushtuar madje edhe diferencën me vendin e dytë të Anglisë (klubet angleze kanë koleksionuar 3,928 pikë kundër 4,214 të italianëve). Në vendin e parë mbetet Spanja, ndërsa jashtë podiumit kanë përfunduar edhe njëherë Gjermania, e katërta e Franca e pesta.
Për sa i përket klasifikimit për klube, që udhëhiqet gjithnjë nga Real Madrid, është për tu sinjalizuar se nga italianët vetëm Juventus është në 5 të parët, duke ngjitur rregullisht pozicione. Fitorja me 10 lojtarë në Valencia ka bërë përshtypje, ashtu si edhe përmbysja e Inter me Tottenham. Zikaltrit kanë kapërcyer 23 pozicione por janë larg 10 të parëve.
Bayern e Barcelona ndajnë pikë të barabarta në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Juventus ndodhet mes dy spanjolleve Atletiko Madrid i katërti dhe Sevilla e gjashta. Cuditërisht nuk është Liverpool në 10 më të mirët, por Arsenal në vendin e 9, pas Manchester United.
10 ME TE MIRET:
1) Real Madrid (ESP) 133,000
2) Bayern Monaco (GER) 114,000
3) Barcellona (ESP) 114,000
4) Atletico Madrid (ESP) 113,000

Lexo edheQetësia para stuhisë- shikoni matjen e Joshuas dhe Povetkinit
5) Juventus (ITA) 109,000
6) Siviglia (ESP) 93,000
7) Psg (FRA) 88,000
8) Manchester City (ENG) 85,000
9) Arsenal (ENG) 77,000
10) Shakhtar Donetsk (UKR) 75,000














