Eurodeputetja gjermane i bën përsëri thirrje LDK-së: Mos e rrëzoni Qeverinë
BILLI

Lexo edheKrasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do të na ndihmojë kundër koronavirusit

Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër zhvillimeve politike, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare.
Anipse protesta nuk iu dedikua ndonjë partie specifikisht, Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.
“Shumë mirë: Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK-ja do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Twitter.


Lexo edheKrasniqi: Shpresojmë se ngrohja e motit do të na ndihmojë kundër koronavirusit