back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaSport“Është puro shqiptar dhe i talentuar”. Kombëtarja tenton Rocco-n, Rudi Vata: Më...

“Është puro shqiptar dhe i talentuar”. Kombëtarja tenton Rocco-n, Rudi Vata: Më morën në telefon

Të ngjajshme

Shqipëria tenton djalin e Rudi Vatës, Rocco Vatën? Futbollisti shqiptar ka bërë një ndeshje zyrtare me Irlandën, por sipas rregullave, është ende në kohë për të zgjedhur Shqipërinë. Për herë të parë, Rudi Vata, ka treguar se për djalin e tij ka pasur një interesim konkret nga Shqipëria. Në emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN”, Vata tha se e kanë kontaktuar nga FSHF

“Të jem i sinqertë, për herë të parë para 3 javësh isha në Londër dhe më ka marrë Tefik Osmani si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit. Më ka pyetur për situatën e djalit dhe i kam thënë që dera është e hapur, për të folur dhe për të vendosur se cili është vendimi i duhur. Megjithatë besoj se interesi për djalin tim nuk mund të jetë shumë i madh pasi është një Muçi në super formë, është Anis Mehmeti, këto janë fakte. Rocco është puro shqiptar, është i talentuar”, u shpreh Vata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz