Bujar Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së ka rrëfyer në “Pressing” të T7, për fillimet e luftës.
Ai ka rrëfyer një moment kur serbët tentuan arrestimin e Dautit.
“Ka është ngjitë Dauti në fshat, është ndalë te vëllai ka thanë mos të dal me kallash u dalë me revole dhe me bombë. Ka thanë pe la kallashin këtu, kah të kthehem e marr… Duke u kthy është afru afër shtëpisë, forcat serbe kanë qenë me një Golf 1 të bardhë me policë brenda, një nga ta ka qenë edhe Millotini…”, rrëfeu Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
“Janë afru tek Dauti, i kanë thanë me u ndalë. Edhe Dauti nuk e ka kthy as kokën prapa i ka thanë Rasimit unë nuk ndalem…nuk dorëzohem….Dauti është shtri dhe ka shti ndaj tyre me revole, ka qenë 200-300 metra afër shtëpisë, e nxjerr njërën bombë dauti nuk i dhezi, e gjuan të dytën nuk i dhezë…ka shku me revole duke shti….”, shtoi ai.
Video: