back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Hapa gjigant drejt kolapsit”, Ramadani për tërheqjen e kërkesës nga Osmani: Thellim...

“Hapa gjigant drejt kolapsit”, Ramadani për tërheqjen e kërkesës nga Osmani: Thellim me hapa të mëdhenj në mosbesimin në institucione

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Ish drejtori i AKI-së dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka komentuar tërheqjen e kërkesës në Gjykatë Kushtetuese nga presidentja e vendit, Vjosa Osmanit.

Këtë ai e ka parë si “hap gjigant drejt kolapsit”, shkruan lajmi.net.

  • “Amullia – që mund të shkaktohet edhe si pasojë e tërheqjes së parashtresës – është kërcënim direkt i Sigurisë Kombëtare!
  • Tek e fundit, Presidentja vet në konferencë tha se “shumë çështje mund të mbesin në paqartësi”!
  • Atëherë, a s’po e kuptoni që kjo “paqartësi” e çon Kosovën në Kolaps”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se pavarësisht nëse ajo çka tha sot Osmani është e saktë apo jo, sipas tij thelbi është tek thellimi me hapa të mëdhenj në mosbesimin në institucione.

“Kosova po futet në kolaps institucional e politik, ndërsa nga pranvera e ardhshme mund të arrij edhe kolapsit financiar. Këtë po e mbushin çdo ditë e më shumë krerët e shtetit, që fuqishëm dëshmojnë mosbesim në institucione të drejtësisë, në ekonominë e tregut të lirë dhe në gjithçka tjetër. Veç kujtoheni se Kryeministri refuzon të paraqitet në Prokurori dhe Presidentja refuzon ta dekretojë Kryeprokurorin tash e sa vjet. Prandaj, edhe këtë përformancë patriotike të sotme e shoh si pjesë e mendësisë që çon Kosovën drejt kolapsit”, ka thënë Ramadani. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Ramadanit në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit