BallinaShqiptareEra Istrefi, zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018-të

Era Istrefi, zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018-të

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Përderisa bota do jetë duke parë futboll e duke bërë tifo për shtetet e tyre, Kosova edhe pse jo në garë, do jetë prezente me zërin e Era Istrefit në HIMNIN E KAMPIONATIT BOTËROR 2018-të.

Ajo është një super vajzë, e cila sapo ka dhënë një super lajm për karrierën e saj.

U rrit në rrugët e Prishtinës, por talenti, zëri i saj e muzika, nuk u shijuan vetëm prej kosovarëve.

Era Istrefi, është e vetmja këngëtare shqiptare, e rritur në Kosovë që pati “boom” ndërkombëtar me këngën ‘Bon Bon’ të punuar nga producenti kosovar Big Bang, së shpejti ajo do të ketë edhe një tjetër hov në karrierë.

Era e cila u bë senzacion global i pop muzikës, duke marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare me projektin e saj “Bon Bon”, e më pas edhe me “Redrum” dhe “I love Yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana.

Por kjo s’është as fillimi i asaj që pritet të bëjë Era në ditët në vazhdim. Prive zbulon ekskluzivisht, se këngëtarja do të jetë pjesë e këngës që do dëgjohet ngado në botë përgjatë një muaji të tërë.“Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit. Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz