Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca sot u paraqit në konferencë për media para ndeshjes miqësore ndaj Bayer Leverkusenit.
Ai foli edhe për afatin kalimtar dhe për Nicolas Jacksonin, shkruan Indeksonline
Jackson pritet të largohet edhe pse dje tha se dëshiron të mbetet te Blutë e Londrës dhe të luftojë për një vend në formacion.
Por, trajneri italian veç ia bëri me dije sot që nuk ka vend, duke përmendur dy nënshkrimet e reja në fazën e sulmit.
“Gjatë afatit kalimtar, gjithçka është e mundur. Kjo është një mundësi për Nicolas Jacksonin. Ne kemi nënshkruar me dy slmues, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Enzo Maresca
Kujtojmë që për sulmuesin senegalez tani janë të interesuar dy skuadra: Newcastle United dhe Manchester Unitedi./Indeksonline/