Kombëtarja e Kosovës aktualisht është duke luajtur ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova po përballet me Ishujt Faroe, në ndeshjen e dytë të kompeticionit më të ri evropian, shkruan GazetaBlic
Tifozët e kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’ kanë shpalosur një koreografi të jashtëzakonshme në nderim të Fadil Vokrrit.
Në minutën e nëntë të duelit, ‘Dardanët’ shpalosën koreografinë e paralajmëruar me numrin nëntë në pankartat e tyre.
Më poshtë keni disa fotografi të siguruara nga ‘GazetaBlic‘ nga kjo koreografi: