Ministri i jashtëm i Emiratve të Bashkuara Arabe, mbrojti haptazi Presidentin Trump mërkurën, pas kritikave të ashpra nga mediat.
Sheiku Abdullah bin Zayed al-Nahyan vlerësoi se dekreti i presidentit për ndalimin e përkohshëm të qytetarëve nga shtatë vendey me shumicë myslimane nuk është është anti-mysliman.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë… një vendim sovran,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, duke theksuar se ai ishte “i përkohshëm” dhe nuk zbatohet për ‘shumicën e madhe’ të muslimanëve në botë
Sheiku al-Nahyan, vendi i të cilit si është një aleat i ngushtë i Uashingtonit, tha se është e gabuar të thuhet se vendimi i administratës së re amerikane ishte kundër një feje të caktuar.
“Dekreti nuk prek shumicën e myslimanëve dhe është provizor”, shtoi ministri./SYRI.net/