Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje SHBA-ve për heqjen e ndalesës së vizave

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje SHBA-ve që të heqë ndalesën e vizave të zbatuar për 7 vendet me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Guterres në një konferencë për shtyp të mbajtur në qendrën e përgjithshme të OKB-së i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Në lidhje me dekretin e presidentit amerikan, Donald Trump, me të cilin ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 7 vende me shumicë muslimane, Guterres tha se “Kjo nuk është rruga më e mirë për SHBA-në apo vendet e tjera për tu mbrojtur nga terrorizmi dhe nuk mendoj se kjo është efektive. Këto masa duhet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.”
Lexo edheRumania përfshihet nga protestat
Ndërsa në një vlerësim në lidhje me rolin e OKB-së në bisedimet për Sirinë të mbajtura në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, Guterres është shprehur “OKB-ja do të ishte kritikuar shumë nëse nuk do të ishte në Astana. Për të garantuar bisedimet politike në Gjenevë padyshim që duhet të ndodheshim në Astana.” Ai tha se vendet arabe kanë një rol të rëndësishëm për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës në Siri.
Pyetjes së gazetarit të AA-së në lidhje me krijimin e zonave të sigurta në Siri. Guterres i është përgjigjur se “Nuk e di saktësisht se çfarë ka dashur të shprehë (Trump). Ky koncept në situata të ndryshme është përdorur me kuptime të ndryshme. Unë do të flas për tri gjëra; fillimisht nuk jemi kundër krijimit të ambienteve ku njerëzit do të jetojnë të sigurtë. E dyta njerëzve nuk mund t’iu hiqet e drejta për azil, është e papranueshme që njerëzit të pengohen të largohen nga rajonet e sigurta kur ata dëshirojnë dhe e treta në të shkuarën i kemi parë shembujt e zonave të sigurta. Disa kanë qenë tragjike. Fillimisht të kuptojmë se për çfarë flitet saktësisht dhe më pas të komentojmë.” /AA/














