Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë
dp·

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një intervistë të dhënë për Orinda Hutën ka ndarë një pjesë shumë të ndjeshme të jetës së saj familjare. Nënë e dy vajzave dhe një djali, Emina ka zbuluar se ardhja në jetë e të birit nuk ka qenë një shtatzëni e zakonshme, por rezultat i procesit IVF.
Ajo ka treguar se gjithmonë ka pasur lehtësi për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, por këtë herë vendosi ndryshe. Duke qenë se kishte ndjesinë që edhe fëmija i tretë dhe i katërt do të ishte vajzë, ajo i propozoi bashkëshortit të provonin fertilizimin in-vitro, meqë në SHBA ekziston e drejta e zgjedhjes së gjinisë.
“IVF për mua ka qenë shumë e vështirë. Filluam me pesë embrionë dhe vetëm një rezultoi i shëndetshëm. Ai është Sha, djali ynë”, ka rrëfyer Emina.
Përmes këtij zbulimi, Cunmulaj jo vetëm ka ndarë përvojën e saj personale, por ka hedhur dritë mbi një proces të ndjeshëm dhe shpesh të stigmatizuar, duke folur hapur për sfidat emocionale dhe fizike që e shoqëruan.

Lexo edheHoroskopi i datës 12 shtator nga Branko














