Emërohet U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës
03

Lexo edheKonfiskohen mbi 65 mijë euro në Merdare, një person tentoi t’i fus nga Serbia

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori.
Në komunikatën për media thuhet se për kontributin e jashtëzakonshëm të Morinës dhe Govorit, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Fadil Brestovci.

Lexo edheKonfiskohen mbi 65 mijë euro në Merdare, një person tentoi t’i fus nga Serbia