BallinaLajmeEmërimet e zëvendësministrave, Çitaku: Emërimet e reja janë “mentalitet abuzues ndaj shtetit”

Emërimet e zëvendësministrave, Çitaku: Emërimet e reja janë “mentalitet abuzues ndaj shtetit”

Të ngjajshme

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth emërimeve të fundit që i ka bërë kryeministri në detyrë Albin Kurti, në pozitat e zëvendësministrave.

Çitaku, ka thënë se kjo “nuk është funksionim institucional” dhe se, “është mentalitet abuzues ndaj shtetit”.

Postimi:

Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.

Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.

Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen.

#KrejtDheDrejt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz