back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeEmblema e UÇK-së me 2100 fishekë që do t’i dhurohet bashkëluftëtarit të...

Emblema e UÇK-së me 2100 fishekë që do t’i dhurohet bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Vitin e kaluar, në Prekazin heroik u zbulua mozaiku prej 200 mijë fishekësh, në të cilën portretizohej figura e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Por, autori i kësaj vepre, Besart Gashi po me një tjetër mozaik vjen në 21 vjetorin e rënies së familjes së Jasharajve, përcjellë Indeksonline.

 

 

Kësaj radhe, Besarti për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka punuar pikërisht emblemën e kësaj ushtrie.

Kjo emblemë është punuar me gëzoja të fishekëve 99mm.

Besarti për Indeksonline ka treguar se nuk iu desh shumë ditë që ta punojë atë, ndërsa realizimin e veprave të tilla e bën me dëshirën dhe vullnetin më të madh

“Nuk është hera e parë që punoj vepra të tilla dhe nuk do të ndalem asnjëherë për të punuar për vlerat kombëtare dhe ata që na sollën lirinë. Realizimi i kësaj embleme më ka marrë tre ditë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhojash të plumbave. Ka një dimension prej 60cm x 60cm”.

Ky mozaik sakaq do të t’i dhurohet një prej ish-luftëtarëve të Adem dhe Hamëz Jasharit.

“Ky mozaik do të jetë dhuratë për gjeneralin Musa Jasharin, i cili ishte bashkëluftëtar i Adem e Hamëz Jasharit. Ku pikërisht më datë 5 mars të vitit 1998 të dy prindërit e tij ranë heroikisht duke luftuar në kullën e tyre”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz