Elezi tregon kur do të dalin rezultatet e votimit për kandidatët për deputetë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Ai shtoi se është numëruar edhe pjesa tjetër sa i përket votave për kandidatët për deputetë, rezultati i të cilëve do të bëhet i ditur me shpalljen e rezultatit përfundimtar.
Elezi tha se kanë mbetur edhe 19 vendvotime të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.
“Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar. Rezultati i subjekteve politike është procesuar në web faqën e KQZ’së. Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në web-faqe dhe ndoshta kjo është arsyeja pse po ka paqartësi. Duhet ta theksojmë që procesi i numërimit të fletëvotime në vendvotimë është përmbyllur mbrëmë pra, të dielën, disa orë pas përfundimit së procesit të votimit”, tha Elezi për Klan Kosova.

Lexo edhePDK-ja shënon rënie edhe në Drenas, ja krahasimi me zgjedhjet e parafundit
Ai shtoi se votat për kandidatët për deputetë janë numëruar dhe rezultatet do të bëhen të ditura me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtij procesi.
“Ndërkaq, poashtu në vendvotim është numëruar edhe pjesa tjetër e fletëvotimit, sa i përket kandidatëve që kanë qenë në garë për deputetë, por rezultati i tyre natyrisht se do të bëhet i ditur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtij procesi”, shtoi Elezi.














