Elektorët “nën shtetrrethim” për shkak të Trumpit, kanë marrë kërcënime me vdekje
dp

Lexo edhePolicët e Kosovës te Inspektorati me tabela të Serbisë (Foto)

Elektorët, të cilët sot zyrtarisht do të duhej të votonin për zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, thonë se kanë pranuar një numër të madh të thirrjeve telefonike kërcënuese dhe plot e-maila me urrejtje, kurse shumica nga ta kanë njoftuar se kanë marrë edhe kërcënime me vdekje.
Portali amerikan “Politico” shkruan se që nga momenti i votimit janë “nën shtetrrethim”, transmeton lajmi.net.
Sajti shkruan se 538 elektorë, të cilët duhet të konfirmojmë rezultatet e zgjedhjeve për president të SHBA-ve, janë hedhur në plan të parë të skenës politike nacionale si kurrë më parë në histori të Amerikës.
Lexo edhePolicët e Kosovës te Inspektorati me tabela të Serbisë (Foto)
Një nga elektorët (kolegji elektoral) nga Teksasi thotë se është “bombarduar” më me shumë se 200 mijë e-maila.
Elektori republikan nga shteti federal i Miçigenit, Jimmy Rowds, thotë se kurrë nuk ka mundur ta paramendojë se dikush do t’i maltrentonte njerëzit sikur ata.