back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportEl Clesico e polemikave: Eksperti për referim jep mendimin për pesë rastet...

El Clesico e polemikave: Eksperti për referim jep mendimin për pesë rastet e dyshimta (Video)

Të ngjajshme

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në La Liga, por ndeshja vazhdon të komentohet.

Në mes të tjerave kjo El Clasico si çdo tjetër pas përfundimit bëhet temë debati për rastet e dyshimta.

Gjyqtari Hernandez Hernandez mori notë pozitive për gjykimin, por tifozët gjithmonë kanë dyshimet e tyre, ndërsa më poshtë keni pesë rastet që u diskutuan:

Përjashtimi i Sergio Ramos:

Kapiteni i Real Madridit u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në Lionel Messin me dy këmbë. Sipas ish-gjyqtarit dhe tani ekspertit për referim Andujar Oliver, ishte një vendim i mirë nga gjyqtari kryesor dhe Ramos e meritoi.

Mospërjashtimi i Casemiros:

Definitivisht Casemiro dhe Messi ishin fytyrat kryesore të derbit në pjesën e parë.

Përveç golave dyshja kishin edhe përballje në fushë. Në minutën e 12-të braziliani u ndëshkua me karton të verdh pas ndërhyrjes në Messin, por në minutën e 45-të u fal nga gjyqtari dhe sipas ekspertit Oliver, Casemiro duhet të merrte kartonin e dytë të verdhë.

Goditja me bërryl e Marcelos në Messin:

Ishte minuta e 20-të e takimit dhe Messi u përgjak pas një goditje me bërryl nga Marcelo në gojë. Braziliani nuk u ndëshkua fare, por sipas ekspertit gjyqtari Hernández mund edhe të jepte të kuqin, transmeton Telegrafi.

Goli i Casemiros:

Casemiro shënoi golin e parë të takimit në minutën e 28-të dhe në fillim u dyshua për një pozicion jashtë loje të Sergio Ramos. Por, pasi dolën imazhet tjera u pa që spanjolli ishte në pozitë të rregullt dhe Andujar Oliver, e shikon këtë gol si të rregullt.

Penalltia e mundshme e Umtitit në CR7:

Kaluan vetëm dy minuta dhe Samuel Umtiti e pengoi në zonë Cristiano Ronaldon, por sipas ekspertit Andújar Oliver kontakt kishte, por jo i mjaftueshëm që të akordohet penallti. /Telegrafi/

If it was Ramos instead of Umtiti and Messi instead of Ronaldo there would be penalty and red…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz